Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz

Maj 26, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall konkursin për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ministri Hajrulla Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit dhe se konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023.

 

Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit.

 

Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim.

 

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023.

 

Për informata më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit: https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM