Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret në takim kampionin e super-ligës në basketboll, Klubin e Basketbollit Peja

Maj 26, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kampionët e këtij edicioni të super-ligës së basketbollit në Kosovë, Klubin e Basketbollit Peja.

Në ambientin e zyrës së tij, kryeministri vuri theksin te fakti se edicioni i sivjetmë i super-ligës ka rikthyer basketbollin në vëmendjen e secilit prej nesh, duke potencuar kështu se rritja e shikueshmërisë dhe mbështetjes për sportin lokal, sinjalizon drejtimin e duhur të zhvillimit të sportit në nivel shtetëror. Ai uroi drejtuesit dhe lojtarët e Klubit të Basketbollit Peja për arritjen në këtë sezon dhe u dëshiroi edhe më shumë suksese në të ardhmen. Po ashtu theksoi se si Qeveri jemi të interesuar që ta forcojmë sa më shumë sportin, i cila ka shumë rëndësi për rininë dhe për shëndetin, por edhe për afirmimin e Shtetit.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ndërkaq, përveç lojtarëve të KB Peja, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e këtij klubi, Presidenti, Fatmir Gashi dhe zëvendëspresidenti Egzon Burri.

KB Peja, të cilët shënuan 30-vjetorin e themelimit, kanë rrugëtim të gjatë të sukseseve në basketbollin vendor. Ishte edicioni 1992/1993 kur Peja fitoi titullin e parë të kampionit, ndërsa 2022/2023 e bën atë shtatë herë kampion të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM