Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë lansuar Politikën për mbrojtje të fëmijës dhe kanë shpall të hapur “Javën kundër braktisjes së shkollës”.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë: Të dashur fëmijë e nxënës, punonjës arsimorë, të nderuar prindër, sot, në Përvjetorin e Konventës për të drejtat e fëmijës, si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po lansojmë Politikën për mbrojtje të fëmijës dhe e shpallim të hapur “Javën kundër braktisjes së shkollës”, me qëllim të ndërgjegjësimit për të drejtën e arsimit për të gjithë pa asnjë dallim.
Fëmijët janë shtylla dhe shpresa e shoqërisë!