Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se brenda tre viteve kemi investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK.
Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës.