Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është mirënjohës për vullnetin dhe përkushtimin e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi për të rritur bashkëpunimin dhe për të mbështetur FSK-në në ndërtimin e kapaciteteve të reja.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Peleshi ka deklaruar se Forca Ajrore shqiptare ka hapur dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.